MELCloud

MELCloud është gjenerata e re e kontrollit virtual e Mitsubishi Electric për produktet e Kondicionimit, Ngrohjes dhe produktet e Rekuperimit të Energjisë. MELCloud u lejon përdoruesve te tij kontroll të thjeshtë të pajisjeve të tyre pa qenë nevoja të lëvizin nga vendet e tyre të rehatisë duke pushuar apo duke u relaksuar.

Aksesi dhe kontrolli i produkteve të Mitsubishi Electric, nuk ka qenë kurrë më i thjeshtë; madje tashmë është e mundur të aksesohet nga një gamë e tërë kompiuterash, tabletash dhe smartphone-sh.
MELCloud ju mundëson Kontroll në kohë reale, Skena, Skedulim Javor ose Sezonal për kontrollin e sistemeve të ndryshme të Mitsubishi Electric si Kondicionimin, Ngrohjen, sistemet e Ventilimit me Rekuperim Energjie, nga një vend apo pajisje e vetme.

Probleme në logimin në sistem ose njoftime të ndonjë gabimi të mundshëm mund të ndodhin si në sistemin lokal ashtu edhe në sistemin e kontrollit kur ato lidhen me MELCloud.

Me anë të MELCloud mund të aksesoni edhe të dhëna të tilla si: të dhëna për motin dhe kontaktet për kujdesin ndaj klientin.
Për të lidhur njësitë e brendshme të kondicionimit, ngrohjes, apo njësitë e ventilimit me rekuperim energjie me MELCloud, do t’ju nevojitet një ndërlidhës Wi-Fi Mitsubishi Electric.

Ndërlidhësi Wi-Fi lidhet me ruterin e internetit me anë të sinjalit wireless, dhe ne rekomandojme qe ndërlidhësi të instalohet në mënyrë profesionale.

Për më tepër detaje në mënyrën se si të keni një lidhje të saktë të ndërlidhësit Wi-Fi , ju lutem kontaktoni shpërndarësin e Mitsubishi Electric në vendin tuaj. Gjithashtu rekomandohet që përpara se të blini pajisjen, të konsultoheni me shpërndarësit e autorizuar të Mitsubishi Electric në vendin tuaj.

Aplikacioni MELCloud mund të suportohet nga gama e gjerë e Smartfonëve të ndryshëm si Apple, Samsung, Google, Microsoft, BlacBerry etj, duke ju dhënë mundësi të shumta kontrolli pa qenë nevoja të prishni rehatinë tuaj.

Aplikacioni është optimizuar në mënyrë të tillë që të dallojë automatikisht madhësinë dhe rezolucionin e ekranit të smartphone-it tuaj duke ju mundësuar kontroll dhe akses të plotë nga smartphone juaj.

MELCloud i përshtatet për versioneve më të fundit të Tabletëve me një aplikacion të dedikuar në App store.

Aplikacioni MELCloud është i dizenjuar të mundësojë një eksperiencë unike gjatë përdorimit të tij dhe i përshtatet çdo lloj Tableti apo smartphone që ju mund të zotëroni.

Do të shikoni që kontrolleri behet vertetë I prekshëm në gamën me të re të Tabletëve.

Aplikacioni MELCloud Web mund të përdoret në çdo kompjuter personal (PC), Tablet apo Smartfon në versionet më të reja të të shfletuesve, edhe nëse aplikacioni i dedikuar nuk mund të suportohet nga telefoni juaj.

Aplikacioni MELCloud funksionon me shumicën e shfletuesve të Internetit nga Microsoft, Google, Apple, Mozilla etj.

MELCloud është dizenjuar që të mundësoj mbulim të gjerë të përdoruesëve dhe paisjeve ne treg.

Shërbimi MELCloud është i disponueshëm në Europë dhe aplikacioni është projektuar në mënyrë të tillë që të suportojë shumicën e gjuhëve Europiane dhe me plan që të shtojë gjuhët në versionet e mëvonshme.

MELCloud ka aplikacione të dedikuara që suportojnë versionet e fundit të sistemeve operuese të Apple iOS, Android dhe Ëindoës dhe do të jetë gjithmonë I përditësuar për të suportuar modelet kryesore të telefonave nga prodhuesit kryesorë. Këto apliakciona janë falas dhe mund të shkarkohen në App Store të ndryshme Europiane.

Ju lutemi të kontaktoni shpërndarësin e autorizuar të Mitsubishi Electric në vendin tuaj për tu konsultuar se si mund të lidhni sistemet e kondicionimit dhe të ngrohjes Ecodan me MELCloud.